-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane, arrin në 44 numri i viktimave

Kryesoret

Në orët e para të së martës, çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane u shemb gjatë një shfaqjeje të ngjeshur muzikore. Si pasojë janë vrarë të paktën 44 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Të paktën 146 njerëz deri më tani janë nxjerrë të gjallë nga mbeturinat e klubit të natës Jet Set në Santo Domingo, kryeqyteti i vendit, tha Juan Manuel Méndez, drejtor i Qendrës së Operacioneve Emergjente. Kur çatia u shemb të paktën 300 njerëz ishin brenda vendit, shtoi ai.

Ndërsa në vendngjarje u mblodhën familjet e të zhdukurve dhe shpërndanë foto të të dashurve të tyre, teksa më shumë se 150 autoambulanca i dërguan të plagosurit në spital.

Personeli nga të paktën 22 institucione publike janë në vend duke ndihmuar në përpjekjet për reagim, thanë zyrtarët. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i shembjes.

Shembja e çatisë një klub nate në Republikën Domenikane, 27 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit