Presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin e tij social ka shkruar se beson se Kina do të arrijë një marrëveshje për tarifat e mundshme prej 104% që SHBA ka kërcënuar të vendosë.
“Kina gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje, në mënyrë të dëshpëruar, por nuk di si ta fillojë. Ne presim thirrjen e tyre telefonike. Do të ndodhë!”, ka shkruar Trump.
Ai thotë se ka folur edhe me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut për tarifat.
“Ne folëm për tepricën e tyre të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme, tarifat, ndërtimin e anijeve, blerjen në shkallë të gjerë të LNG-së amerikane, sipërmarrjen e tyre të përbashkët në një gazsjellës në Alaskë dhe pagesën për mbrojtjen e madhe ushtarake që i ofrojmë Koresë së Jugut”, shton Trump.
Gjithashtu ai thotë se një ekip nga Koreja e Jugut është nisur për në Uashington për të negociuar mbi një marrëveshje.