Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në rrjetin e saj social ka folur për energjinë, naftën dhe pagën mesatare. Çupi shprehet se Programi i Partisë Demokratike është për të gjitha moshat dhe interesat.
Ajo thekson se do të ulet çmimi i energjisë elektrike, karburantit dhe do të rritet paga mesatre. Gjithashtu bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë Partinë Demokratiek dhe Dhurata Çupin.
“Programi i Partisë Demokratike për të gjitha moshat dhe interesat. Rininë, të punesuarit, bizneset, pensionistët. Për mirëqeverisjen e Shqiptarëve.
Ulje e çmimit të energjisë
Ulje e çmimit të karburantit
Rritje e pagës mesatare
Ka një parashikim në programin e Partisë Demokratike me uljen e energjisë elektrikë me 7 lekë për kë/h, uljen e karburantit nga 35-40%, rritjen e pagës mesatare 1200 euro.
Votoni Partinë Demokratike më 11 maj, votoni Dhurata Çupin (Tyli) më 11 maj!”, shprehet deputetja.
View this post on Instagram