Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Durrës u bëri thirrje që të votojnë në zgedhjet e 11 majit. Rama tha se nga 11 maji duhet që të jetë me më shumë se 900 mijë vota. Ai u shpreh që të votojnë dhe të investojnë për pasaportën europiane.
“Ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por 1 mln vota në 11 maj, duke përfshire edhe emigrantët natyrisht. Ai duhet të jetë limiti ku ne duhet të synojmë. Ne nga 11 maji duhet të dalim me më shumë se 900 mijë vota. E lehtë ta thuash, por shumë e vështirë ta bësh.
Beteja për të marrë mandatin e nëntë e vetëm betejë e arsyeshme që ne si PS mund të bëjmë për Durrësin.Të bëni çmos që sa më shumë bashkëmoshatarë tuaj të vijnë të votojnë më 11 maj, të investojnë për pasaportën e tyre që kur ta marrin në dorë të thonë se dhe unë kam kontribuar për këtë pasaportë.”, tha Rama.