Sot partitë politike hapin fushatën për zgjedhjet e 11 Majit. PD ka vendosur që hapjen ta bëjë ditën e sotme në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza, ndërsa të shtunën do të jetë prezantimi i programit në Pallatin e Kongreseve.
Who’s the “Owl” and who’s the mouse ….#Albania pic.twitter.com/A98EzZQ0VB
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) April 10, 2025
Strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita është kthyer në Tiranë dhe sot do të mbajë një fjalim përshëndetës, por sinjalin e ka dhënë disa orë përpara.
LaCivita i ka çuar një mesazh Edi Ramës përmes një postimi në rrjetin social X. LaCivita ka publikuar një video ku ngre pyetjen, ‘kush është ‘bufi’, kush është miu’ dhe që sipas tij miu, që etiketon Ramën do të jetë gjahu i bufit, që prej disa javësh kryeministri i drejtohet Berishës.