Mesditën e sotme një 46-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. 46-vjeçari me iniciale G.D., nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Sipas të dhënave ai rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe mund të ketë vuajtuar nga probleme të shëndetit mendor. Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes.