SHBA njoftoi se shkarkimin e komandantit të bazës hapësinore Pituffik në Groenlandë, me argumentin e një “humbjeje të besimit në aftësinë e saj për të udhëhequr”.Ky vendim vjen pas vizitës kontroverse të Zëvendës Presidentit JD Vance në ishullin gjysmëautonom muajin e kaluar.
“Veprimet për të minuar zinxhirin komandues ose për të përmbysur axhendën e Presidentit Trump nuk do të tolerohen në Departamentin e Mbrojtjes”, shkroi zëdhënësi i Shefit të Pentagonit Sean Parnell në një deklaratë të postuar në X të enjten duke njoftuar largimin e Susannah Meyers.