Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në rrjetin e tij social ka postuar një video dhe tregon plehrat në Selitë, Tiranë. Blushi shprehet se malet me plehra po lartësohen dhe pastrimet nuk po bëhen. Sipas tij faturat e pislliqeve të rilindjes nuk shkojnë për pastrim por për inceneratorin.
Ai bën thirrje që me 11 maj të votohet për PD-Shqipërinë Madhështore dhe për Ilir Metën në qarkun e Tiranës.
“Të vetmet ‘suksese’ që po le pas ‘Rilindja’ në Tiranë janë malet me plehra që lartësohen. Fatura e këtij pisllëku është mbi 32 milionë euro/vit, taksa që nuk shkojnë për pastrimin, por përfundojnë te inceneratori që nuk ekziston dhe kompania e lidhur me Ndranghetan.
Më 11 Maj është koha t’i fusim fshesën “Rilindjes”, ngrehinës së pisllëkut që ka asfiksuar të gjithë Shqipërinë.””, shkruan Blushi.