Ditën e sotme Sudani ka njohur pavarësinë e Kosovës, kjo u njoftua nga presidentja Vjosa Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Youssef el-Sharif.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili shprehet mirënjohje për shetin e Sudanit. Kurti thekson se kjo është një miqësi më shumë për popullin e Kosovës.
Gjithashtu Kurti thotë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, shpreson që të zgjerohet dhe fuqizohet më shumë.
“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”., shkruan Kurti në facebook.