14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Altin Dumani: Policia ka përgjysmuar kallëzimet në SPAK

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani raportoi sot në KLP mbi punën e SPAK. Dumani mbërriti i shoqëruar nga Adnand Xholi dhe Klodian Braho, shefa sektorësh.

Sipas Dumanit, krahasuar me një vit më parë kallëzimet në SPAK nga qytetarët kanë pasur një rritje të theksuar. “Brenda vitit 2024 KLP plotësoi SPAK me 20 prokurorë.

Pavarësisht sfidave me të cilat jemi përballur, ne nuk e kemi ndalur punën. Kemi pasur arritje pozitive ne 2024. Rezultatet janë fryt i punës sonë në ekip. Motiv i përditshëm ka qenë edhe besimi i qytetarëve. Krahasuar me vitin paraardhës, kemi 36% më shumë hetime të kallëzimeve të bëra nga qytetarët.

Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e policisë së shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia.

Nuk jemi më vetëm pritës, por edhe ndihmues për agjencitë partnere. SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me rajonin. Kemi punuar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë, me qëllim rritjen e kontakteve”, tha Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit