Një 23-vjeçar nga Bulqiza është gjobitur me 120 000 lekë pasi bëri drift me makinë në një qendër të banuar. 23-vjeçari me iniciale Sh.D., është shoqëruar në komisariat bashkë me makinën e tij.
“Bazuar në një pamje filmike të postuar në rrjetin social “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “BMW” duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ata të Policisë Rrugore menjëherë kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit. “, thuhet në njoftimin e policisë.