Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Spiropali shprehet se pasojat e luftërave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, pasi mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma për popullin, fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm.
“Kam sot një mesazh për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë dhe zërat e guximshëm që janë bërë edhe zë i atyre që nuk munden: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm, sepse drita do ta mundë errësirën, e mira do ta mposhtë të keqen, e vërteta do të triumfojë mbi heshtjen, drejtësia do të sundojë mbi padrejtësitë, paqja do të largojë tmerret e luftës dhe liria do të fitojë mbi tiraninë.”, shprehet Spiropali.