Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë tëpërbashkët shtypi me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE. Rama në fjalën e tij shprehu mirënjohje për ministrin e Polonisë dhe për Marta Kos. Ai theksoi se mezi pret që Shqipëria brenda 2027 të mbyllë grupkapitujt.
“Më lejo të bashkohem me ju për miqtë tanë ukrainas, mbështes cdo fjalë që në mënyrë elokuente thatë për atë cfarë ka ndodhur jo fort larg prej këtej në tokën europiane si një krim luftë. 6 muaj më parë qëndroja këtu në këtë sallë pasi ne hapëm bisedimet për grup kapitallin një, më pas u kthyem dhe sot jemi prap këtu për të ecur për grup kapitullin 2. Fjalë mirënjohëse për presidencën polake, jemi po kaq mirënjohës ndaj shteteve të BE për të realizuar këtë gjë. Duket vërtet dicka habitëse për ne, duke patur prej nga vijmë. Falenderimet e sinqerta shkojnë për KE dhe komisioneren Marta Kos, që sic e kam thënë dikur thyente rekorde dhe u bë kampione e vendit të saj, tashmë është bërë kronometër I vendeve tona, që sigurohet që cdo lëvizje të na cojë përpara. Më lejoni të theksoj që së bashku me komisionin dhe udhëheqjen e Martës kemi rënë dakord për një axhendë mjaft ambicioneze. Presim me padurim që brenda 2027 të gjithë grupijt të jenë celur. Jemi këtu për të rikonfirmuar vendosmërinë tonë për të arritur këtë objektiv. Jam i sigurtë, për Shqipërinë BE është shumë më tepër se një ambice politike apo ekonomike, është zgjedhje ekzistenciale jete. E dimë dhe kemi mësuar se liritë tona individuale barazia para ligjit, nuk mund të garantohet askund tjetër vecse brenda BE. Faleminderit shumë, e di që kë shumë punë për të bërë dhe keni qenë tejet i dedikuar ndaj kësaj pjese. Faleminderit Marta që na dhe besim, na ke shtyrë pa hezitim. “ u shpreh Rama.