Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ftuar Donald Trump të vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha Zelensky në një intervistë për programin 60 Minuta të CBS.
Zelensky e tha në intervistë përpara se një raketë ruse të godiste qytetin e Sumy, duke vrarë 34 persona dhe duke plagosur 117 të tjerë.
Presidenti ukrainas ka theksuar sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj civilëve. Ndërsa Trump përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën në kërkim të një armëpushimi.