Pasditen e sotme një askident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një kamion dhe një veturë janë përplasur në kabinën e pagesave Polymylos të autostradës Egnatia.
Sipas medias greke, aksidenti ka ndodhur kur një kamion me shpejtësi është përplasur me automjetet që prisnin në kabinën e pagesës.
Më pas kamioni u përplas me një parmak dhe u përplas me dhunë në kabinën e pagesës. Përplasja shkaktoi zjarr dhe më pas shpërthime duke shkaktuar vdekjen e dy personave. ndërsa tre persona të tjerë të lënduar lehtë, dy burra dhe një grua.
Sipas informacioneve, autoritetet kanë vijuar arrestimin e drejtuesit të kamionit. Dyshohet se shkak është bërë mjegulla e dendur.








