Një tjetër humbje në luftën përballë drejtësisë.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e celularit të saj.
Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas Prokurorisë dyshohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive.