Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës sulmoi Belinda Ballukun. Berisha tha se nga Tuneli i Llogarasë, Lubi Balluku fitoi 50-60 mln euro.
“A e dini ju miq se me tunelin e Llogarasë ja mbylli sytë qafës më të bukur që ka shqipëria, për të marrë 50-60 mln euro me lubi Ballukun . Dhe tani ndërton rrugën për ti falimentu të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë.Investimet e parkut të llogarasë janë më të bukurat’, tha Berisha.