Kreu i PS-së, Edi Rama tha sot se në 12 Maj Sali Berisha do të jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës pas humbjes që do të pësoja nga zgjedhjet.
“Altin Dumani është një burrë i zoti, i ndershëm, me shumë integritet. Por aty ka qenë, e keni parë apo dëgjuar më parë që të thërriste njerëz me pushtet.
Nga erdhi ky Altin Dumani, nga Hëna erdhi ky? Një prokuror me vite e vite në Tiranë. Por nuk e kishte shpatën, që ia dhamë ne.
Bufi thotë se do ta shkrij SPAK-un në 12 maj, por në 12 maj bufi do të jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dalë Noc Rroku aty” tha ai.