Ditën e sotme është mbledhur Kuvendi i Kosovës për t’u konstituuar. Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeveritar ka dhënë dorëheqje nga posti pak para betimit të tij si deputet.
Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pika e dytë e rendit të ditës në seancën konstituive është betimi i 120 deputetëve të rinj.