PSG dhe Barcelona janë dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinalet e Champions League.
Dortmund fitoi 3-1 kundër Barcelonës, por janë katalanasit ata që kalojnë më tej falë rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë.
Spanjollët presin rezultatin e çiftit Inter – Bayern Munich për të mësuar rivalin në gjysmëfinale.
Në Angli, Aston Villa fitoi 3-2 kundër PSG, por pavarësisht përmbysjes së ndeshjes skuadra angleze nuk mundi ta dërgonte duelin në shtesë.
Me rezultatin e përgjithshëm 4-5 PSG kalon më tej dhe pret fituesin e çiftit Real Madrid – Arsenal për të mësuar rivalin.