-sidi education-spot_img
14.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Do ta bëjmë natën ditë, që Shqipëria më 12 maj të gdhihet blu dhe mashështore

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi së bashku me sali Berishën zhvilluan një takim me banorët e njësisë 15. Këlliçi gjatë fjalës së tij u shpreh se njerëzit e Ramës kanë nisur që të blejnë vota dhe të intimidojnë qytetarët.

Ai tha se Rama gjatë 12 vite qeverisje nuk ka bërë asnjë invesitim. Gjithashtu nënvizoi se me 12 maj Shqipëria do të gdhihet blu dhe madhështore.

“Dalin blejnë vota, intimidojnë qytetartët për të mbajtur në pushtet Ramën. Me të gjithë do të merremi një më një, unë i pari. Avokatja Adriana Kalaja po përpilon kallëzimin për këtë grup të strukturuar kriminal.

Erion Veliaj e tregoi urrëjtjen e tij për fshatrat e Tiranës duke mos bërë asnjë investim. Edi Rama në 12 vite qeverisje nuk ka bërë asnjë investim. Do ta bëjmë natën ditë, që Shqipëria më 12 maj të gdhihet jo vetëm blu, por dhe madhështore. Fondet e IPARD duhet të shkonin për fermerët, por u vodhën nga kabineti i Ramës. Ta bëjnë natën ditë për t’i kthyer dinjitetin Tiranës”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit