-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Opozita po bën thirrje për pezullimin e shtetit

Kryesoret

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh sot se thirrjet e opozitës për të mos shkuar në zyrë të kryeministrit, për shkak të certifikimit si deputet, janë “thirrje për pezullim të shtetit”. Tek ka komentuar arsyetimin e opozitës se Kurti dhe kabineti i tij nuk janë dorëhequr nga postet qeveritare që të bëhen deputetë, Kurti ka thënë se është i dorëhequr që nga 23 marsi kur ka përfunduar mandatin e rregullt.

“Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK nuk votuan për verifikimin e mandateve. Ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Ne jemi në detyrë dhe i dorëhequr efektivisht që nga 23 marsi kur e kemi përmbyllur mandatin e rregullt dhe të plotë 4-vjeçar. Nga ajo ditë e deri te legjislatura e re qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se për statusin e qeverisë e ka njoftuar me letër edhe kryeparlamentarin e deritashëm.

“Më shumë se kaq, nuk është e mundshme të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucioneve”, ka thënë ai teksa e ka quajtur thirrjen e opozitës “të pamatur” e me qëllim “për ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie”. Ai ka thënë se Ligji për Qeverinë e sqaron që qeveria në dorëheqje duhet të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Në kuadër të kësaj ka thënë se është edhe mbledhja e të mërkurës.

“S’ka ndalim funksionimi. Shteti s’mund të ketë vakuum qeverisje. Qeveria s’mund të ketë ndalesë funksionimi”, ka shtuar Kurti, teksa ka marrë si shembull zgjedhjen e ish-kryeministrave Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj që kanë vazhduar për disa muaj rolin e kryeministrit në dorëheqje. “I siguroj qytetarët që përtej zhurmës institucionale e disa mediave të ish-regjimit dhe të oligarkëve, e që kanë shkuar aq larg sa që e kanë regjistruar biznesin në Serbi, Republika e Kosovës po ecën përpara në ekonomi e demokraci me rend e siguri e paqe për të gjithë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit