-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në njësinë 15 në Tiranë: Qeveria tallet me pensionistët

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë. Berisha ka kritikuar qeverinë e Ramës duke thënë se po tallen me pensionistët. Ai tha se me ardhjen në pushet do të rriten subvencionet 5 herë më shumë.

“Nuk do ketë ilaçe në treg, që nuk tregtohen së paku në dy vende të BE-së. Ne do të zgjidhim disa gjëra, që janë jetike. Qeveria tallet me pensionistët. Pse Kurti ka i ka marrë paratë, kur ka gjysmën e pensionistëve të Shqipërisë, por ka gjysmën e buxhetit. Mali i Zi e ka pensionin mesatar 450 euro. PD kur erdhi e gjeti pensionin 36 mijë lekë të vjetra dhe i rritëm. Morëm paratë nga buxheti dhe i dërguam në pensione. Çdo shtet subvencionon fermerin, i jep para në dorë për atë që mbjell, për atë që korr, për atë që mbarështon, për fidanët që mbjell dhe asnjë shtet nuk humbet nga kjo, ato kthehen në mirëqenie. Ky hapi kufijtë për Serbinë, për Ballkanin e Hapur. Prodhimet serbe, që kanë subvencione 8 herë më shumë se ne, normalisht që do kenë prioritete. Kjo bëri që malli i vendit të kalbet dhe fermeri të falimentojë e të largohet. Subvencionet do i rrisim me 5 herë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit