Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë. Rama theksoi se Shqipëria mund të integrohet në Bashkimin Europian vetëm me Partinë Socialiste. Ai u bëri thirrje të rinjve që të votojnë Partinë Socialiste për të bërë së bashku një histori suksesi.
“Ajo që duhet të ndodhë është që Shqipëria të mbyllë negociatat deri më 2027. Një mijë veta nga ana jonë nën drejtimin e 36-38 negociatorëve duhet të negociojnë për të bërë marrëveshje deri në 2027. Nga ana tjetër një mijë të tjerë janë andej që merren me çdo detaj, çdo gjë që lidhet me shtetin. Këto negociata deri në 2027 janë më të shpejtat në histori, pas një rasti shumë të veçantë që është Finlanda. Ne përshpejtuam reformat duke kaluar edhe vendet e rajonit. Për herë të parë ata kanë hapur derën dhe duan ne të na marrin brenda. Por dera nuk është hapur pafundësisht. Deri në 2027 kanë thënë duam të mbyllim negociatat me ju”, tha ai.