-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita i kërkoi të mos shkonte në zyrë, Kurti mbledh ministrat

Kryesoret

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mblidhet të mërkurën, një ditë pasi opozita ua kundërshtoi kryeministrit dhe ministrave verifikimin si deputetë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nuk është publikuar ende rendi i ditës, por është njoftuar se mbledhja do të mbahet me fillim prej orës 10:00.

Sipas opozitarëve, dokumentet e dorëheqjes nuk i ishin prezantuar me kohë komisionit të përkohshëm për verifikim të mandateve në seancën konstituive të thirrur të martën. Me vetëm 52 vota pro verifikimit, raporti nuk kaloi dhe seanca u ndërpre.

Në deklaratat pasuese, opozitarët thanë se zyrtarët qeveritarë nuk është dashur të qëndrojnë në zyrat qeveritare, nëse kanë dhënë dorëheqje më herët.

E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 15 Prill (pra në ditën e seancës) kishte dorëzuar një letër dorëheqjeje te kryetari i deritashëm i Kuvendit Glauk Konjufca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit