Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin për Shqipërinë 2030. Rama theksoi rëndësinë që kanë investimet strategjike në këtë sektor, mbështetjen për sportin si dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend.
Ai nënvizoi se panorama e sportit është ndryshe, dhe është e nevojshme që të rritet numri i disiplinave sportive.
“Sot e gjithë panorama e sportit është ndryshe. Janë 400 palestra në Shqipëri. 85% është me standardet që ishin. Janë baza edhe për ekipet zinxhir. Janë baza edhe për një kulturë sportive. Duhet ta rrisim këtë numër. Të rritet numri i disiplinave sportive.
Duhet që në bashkëpunim me KOKSH-in të kuptojmë sesi mund të ndërtojnë njësi për disiplinat e tjera në vend. Duhet të rrisim kapacitetet e punonjësve, numrin e trajnerëve dhe cilësinë. Jam i bindur se do të na japë bazën për nivelin kompetitiv. Unë mbase jam nostalgjik, por do kemi lojtarë të rinj”, tha Rama.









