Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit ka akuzuar qeverinë. Berisha tha se qeveria në 12 vite ka ndërtuar 200 km rrugë dhe ka shpenzuar 12 miliard euro.
Ai premtoi minimumin jetik që do të jetë 200 euro dhe do ta realizojnë në 100 ditët e para të qeverisë.
“Ne vijmë tek ju me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër veçse t’jua kthejmë paratë që qeveria merr nga ju. Pse u trefishua pensioni i malazezit?! Sepse qeveria u ktheu paratë e taksave që merrte. Ligji më elementar për një qeveritar është kur ndan buxhetin, që do të thotë kjo përqindje do tu kthehet atyre që japin në buxhet.
Nga 760 mijë pensionistë, 57% e tyre janë me pension jo të plotë, pra janë me pension nën 170 euro. Pra janë me pension që nuk mjafton as për ilaçe. A u bë këtu një padrejtësi e jashtëzakonshme?! Me mijëra familje nuk përballonin dot në sofër fëmijët e tyre më dhe detyroheshin ti thoshin ndiq fatin tënd biro. Ndërsa qeveritë e vendeve përreth rrisnin pensionet dhe rrogat e ulëta.
Këta 12 miliard euro për rrugët. A e dini se janë ndërtuar nga 2005-2013, 11300 km rrugë dhe nuk kanë kushtuar më shumë se 3 mld e 800 mln euro. Kanë ndërtuar në 12 vite asnjë km më shumë sesa 200 km dhe kanë shpenzuar 12 mld euro. Tani që ne kemi bërë premtimin minimal për minimumin jetik, dhe që jemi të zotuar ta vendosim në 100 ditët e para, 200 euro minimumi jetik.
Çdo rrogë ulët, që nuk do jetë më e ulët se 500 euro, çdo njeri do ketë kartën e konsumatorit dhe do ti blejnë me 20% më pak”, tha Berisha.