Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë në Dibër dhe u ndal tek prokurori Altin Dumani. Rama tha se Altin Dumani është nga Dibra dhe ai u bë i fortë pasi Partia Socialiste ia ka dorëzuar drejtësinë dhe shpatën e ndëshikimit.
“Altin Dumani, meqë është nga Dibra, ka qenë prokuror shumë vite, po ky ka qenë. I ndershëm, i zoti i papërzier me asgjë tjetër, përpos se me punën e vet, por kishit dëgjuar ju që Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur politik.
Altin Dumani u bë i fortë, sepse ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon asaj. Në Shqipëri po ka barazi para ligjit dhe këtë po e bën Partia Socialiste dhe po godet majtas dhe djathtas. Kemi qenë të gatshëm të dorëzojmë njerëzit tanë, kur ata kanë qenë të përlyer.”, tha kryeministri.









