Kryeministri Edi Rama pas 12 vitesh në pushtet deklaroi se do të ketë një fokus te politikat sociale në mandatin e katërt. Konkretisht e nisi nga bonusi i bebes që nuk do të jepet më në këtë mënyrë si tani nga 2026-ta.
Sipas kryeministrit nuk do të jepet më ndihmë financiare me çek, por sipas numrit të fëmijëve do të jepen pagesa mujore. “Për familjet me 3 dhe shumë fëmijë ndihmën ekonomike e kemi dyfishuar, edhe për gratë kryefamiljare me fëmijë dhe e kemi trefishuar për fëmijët pa kujdes prindëror si edhe për gratë viktima të dhunës dhe trafikimit…
Ne do të rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga viti 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do ecim me një tjetër skemë me pagesa mujore, 2-vjeçare, 3-5-vjeçare, sipas numrit të fëmijëve, kush do bëjë më shumë, do i rrimë më afër kuptohet”, tha Rama.








