Numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, ku një zjarr shpërtheu në një diskotekë sa vjen e po shtohet. Paraditen e sotme ka ndërruar jetë edhe Stojançe Stefanov nga Koçani i lindur në viton 2001, dhe kështu ka shkuar numri i viktimave në 62.
Ministria e Shëndetësisë ka shprehu ngushëllimet për familjen dhe të gjithë të prekurit nga tragjedia e Koçanit.
“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.