Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen ‘Partizani’ është shtyrë sërish dhe do të jetë në datë 23 prill në orën 13:00.
Avokati Genc gjokutaj në një deklaratë për mediat tha se kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal. Ai u shpreh se seanca u shtye për shkak të mungesës së një avokati për arsye shëndetësore.
“Ne e ritheksuam mungesën e faktit penal për të cilën ne kemi kërkuar pushimin e çështjes. Në dosje gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar, firma të falsifikuara, të cilat prokurori i dëgjon dhe hesht. Sali Berisha akuzohet, dhe Edi Rama nuk thirret, si autori i ndryshimit të truallit të klubit Partizanit. Ka hap siparin e kësaj procedure. E kemi kërkuar të thirret. Por në seancë paraprake nuk mund të thirrim dëshmitarë. Prokurorët nuk japin ndonjë herë përgjigje. Seanca sot u shty për shkak të mungesës së një avokati për shkak shëndetësor. Kishte raport mjekësor. U shty për datë 23 ora 13:00.”, tha Gjokutaj.