Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas vendimit për përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të kryetarit të saj, Sali Berisha.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi këtë vendim si “antikushtetues, arbitrar dhe politik”, duke akuzuar mazhorancën socialiste se ka shndërruar Kuvendin në një organ njëpartiak ku “rregulli dhe ligji shkelen hapur”.
Sipas Bardhit, Berisha nuk ka kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe përjashtimi i tij është bërë vetëm për shkak të qëndrimeve të shprehura jashtë sallës parlamentare kundër një projektligji të diskutueshëm.
PD e konsideron këtë veprim si një përpjekje për censurë dhe paralajmëron se opozita do t’i përgjigjet çdo provokimi “në mënyrë proporcionale”, për të rikthyer funksionimin demokratik të Kuvendit.









