Ditën e sotme një 48-vjeçar në fshatin Voskop, Korçë është lënduar pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor tip zetor dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ai ka rënë në lumë dhe është lënduar. 48-vjeçari me iniciale S.D., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









