Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar një takim me aleatët në lidhje me ecurinë e fushatës.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i punës në terren dhe përcjellja e koordinuar e mesazhit politik.
Gjithashtu edhe përqendrimi në përdorimin e rrjeteve sociale me degët e partive aleate në diasporë me qëllim masivizimin e votës nga shqiptarët jashtë atdheut. Si dhe në bashkërendimin e aktivitetit në median sociale, si domosdoshmëri e kohës në komunikimin me publikun.