-sidi education-spot_img
12.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdhunuan anglezen, dënohen me 18 vite burg dy shqiptarët

Kryesoret

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me nga nëntë vite burg secili, pasi u shpallën fajtorë për përdhunimin e një gruaje britanike në qytetin Leicester. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2023, kur vajza raportoi në polici se ishte sulmuar seksualisht.

Sipas hetimeve, ajo kishte qenë në një klub nate së bashku me miqtë e saj, ku gjatë mbrëmjes kishte takuar një djalë. Më pas ajo ishte ndarë nga grupi dhe kishte dalë jashtë me 22-vjeçarin Redjon Cenaj.

Aty u bashkua edhe 20-vjeçari Mariglen Ferataj. Të tre hipën në një taksi që i çoi në banesën e viktimës, ku ndodhi dhe akti i dhunës seksuale.

Më pas dy ditë më vonë u arrestuan edhe dy të rinjtë, ku Feratja ka pretenduar se akti ishte me pëlqimin e saj. Ndërsa Cenaj mohoi të kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit