-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama me sipërmarrësit në Lezhë: Për pak ditë kemi gati planin e paqes fiskale për bizneset

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me bizneset dhe sipërmarrësit në Lezhë. Rama u shpreh se është gati i planit të paqes fiskale me bizneset. Ai tha se për pak ditë do të kenë një aktivitet ku do të shpjegojnë planin e paqes fiskale. Gjithashtu nënvizoi se kështu do tu japet mundësi që të mos kenë më kontrolle.

“Do krijojmë një ofertë më cilësore dhe bindëse për Lezhën. Ajo që them me siguri nga eksperienca dhe si kanë ecur gjërat, rritja e vlerës së pasurisë do jetë më e madhe. Siç ju ka ndodhur gjithë vendve do na ndodh dhe ne, me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet. Edhe qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së, bëhen më të interesuar të investojnë. Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznesin, për të shpjeguar planin e paqes fiskale. Kemi një plan, duke qenë se ka patur interes nga bizneset do bëjmë një shpjegim shterues.

Është mekanizëm i përdorur që në kohët e Romës së vjetër, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin. Nëse biznesi dhe qeveria apo tatimet bien dakord që për vitet e ardhshme unë si biznes do paguaj këtë që kam paguar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë tatimet marrin përsipër që ti nuk ke më asnjë kontroll asnjë marrëdhënie me burokracinë. Elementi i dytë është mundësia që u japim bizneseve për tu kthyer, të deklarojnë të ardhura që nuk i kanë deklaruar më parë për 5 vite, t’ i deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti, duke paguar 5% për ato të ardhura.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit