Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zhvilluar takime me pensionistë, qytetarë dhe biznese të vogla në njësinë 9 në Tiranë.
Këlliçi u shpreh se me programin e Partisë Demokratike për ekonominë, do të jetë taksa 10% dhe do të rritet niveli i xhiros deri në 180 mijë euro pa tatim fitimi. Ai nënvizoi se me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë.
“Takime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9. Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIMi ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre. Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë”, shprehet Këlliçi.









