-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha sulmon PS: Grup njerëzish, pa ndjenja njerëzore

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në Kombinat ku prezantoi dhe kandidatët për deputetë. Berisha nuk dali edhe sulmet ndaj Partisë Socialiste. Ai tha se ata janë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore.

“Këta, po ti shihni ju, janë bërë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore. Njerëzit u duken miza. Këta ngushëllohen me shprehjen ‘nuk vdes kush për bukë në Shqipëri’. Mund ta thotë një zyrtar, një shtetar këtë. Pse mo puna qenka për të vdekur për kafshatë të gojës. E kanë degraduar në këtë shkallë gjendjen.

Çfarë do të bëjmë ne 90 ditët e para? Do të vendosim minimumin jetik 200 euro. Rrogat e ulëta, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro. E ka çdo vend. Pas rrogës minimale, do të kalohet në ditën me pagë minimale. E ka çdo vend dhe ne në atë rrugë do të ecim.

Ushqimet dhe gjërat bazë, pensionistët do të kenë kartë konsumatori. Do u kthehet mbrapsht tvsh. Nafta do zbresë në çmimin e Kosovës dhe Maqedonisë, 40% më lirë. Energjia elektrike në 7 lekë, tarifat e ujit do përgjysmohet. Do ketë një frymëmarrje më të mirë ekonomike për njerëzit.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit