Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat në Korçë. Rama u shpreh se do të bëjë më shumë shërbime shëndetësore për nënat rome.
Kryeministri u shpreh krenar që Partia Socialiste për herë të parë bëhet promoter e një vajze kandidate për deputete e komunitetit rom.
“Siç kemi bërë për afro 10 mijë nëna. Siç kemi bërë me bonusin e bebes, kanë përfituar 277 mijë bebe. Kemi nevojë të bëjmë më shumë për shërbimet shëndetësore për gratë, nxitjen e punësimit për gratë. Edhe për nënat rome duhet të bëjmë më shumë. Jam krenar që PS për herë të parë bëhet promotore e një vajze kandidate për deputete e komunitetit rom. Mund të jetë zë i nevojshëm në Kuvend. Nëse nuk do jetë në Kuvendin, patjetër do jetë në qeverisjen e ardhshme. Do mbështesim nënat më shumë për të rritur sigurinë për fëmijët.”, tha Rama.