Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me fermerët në Elbasan ka krahasuar premtimin e Ramës për pasaportën europiane me djegësin e Tiranës.
Berisha tha se Rama me anë të fushatës do që të largojë vëmendjen nga dështimet dhe aferat korruptive të qeverisë.
“Pastrimi i shtëpisë është pritoritet madhor. Do të bëjmë gjithçka të gjejmë paratë dhe tua kthejmë qytetarëve.
Pasaporta europiane si djegësi i Tiranës.
Do ta transformojë në parodi fushatën me kënetë zhapinj e hardhuca. Ka qëllim vetëm të heqë vëmendjet nga dështimet, mashtrimet dhe vjedhjet. Kam bindjen se çdo nënë e grua. Çdo prind familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm e vjedhje të papërmbajtura, mashtrime të paskrupullta. Ju bëj thirrje më këtë program të trokisni në çdo derë.
Fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo gjej një klime dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon që me programin të shkojmë tek çdo banor e i njohur”, tha Berisha.









