Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz është shprehur se më 11 maj, Partia Demokratike do të pësojë humbjen më të madhe që nga viti 1997. Rama ka thënë se ky shpartallim duhet të vijë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga vetë demokratët.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë Partinë Socialiste, por t’i japin mbështetje gruas dhe vajzave të tjera që ndodhen në listë.
“Atyre që vazhdojnë të rrinë te këneta, çfarë kërkoni atje?! Si mund të rrini atje, dhe i ktheni kurrizin historisë që do shkruhet në 11 maj. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga 1997 do të dalin të shpartalluar siç e meritojnë. Por meritojnë që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët.
Mos votoni PS, zbrisni më poshtë se 5 keni emra vajzash e grash të tjera. Krahasojini pak me kukumjaçkat e kënetës që janë çyrykë komplet”, ka thënë Rama.