Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit. Sipas njoftimit të policisë, janë përplasur automjeti me drejtues italianin F.T., dhe makina me drejtues A.K.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre pasagjerët dhe janë dërguar për në spital në Tiranë.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.