-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do subvencionojmë çdo fëmijë, të tretin nga lindja deri 23 vjeç

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Kukës u shpreh se familja është prioriteti i tyre. Berisha tha se do të subvencionojnë çdo fëmijë, ndërsa të tretin deri në 23 vjeç. Gjithashtu tha se do të mbështesin gratë dhe vajzat në biznese, fermë dhe çdo veprimtari.

“Miqtë e mi, ky program është programi që bazohet tek djepi, aty ku kemi lindur, jemi rritur, jemi edukuar, tek familja shqiptare, familja kuksiane, hasjane, tropojane, që është shenjtëri në vetvete.Që mëkon tek fëmija dashurinë për vendin, respektin për prindin, respektin për njeriun. Ne do bëjmë gjithçka që këtë familje ta forcojmë, ta mbështesim, ta ndihmojmë.

Do bëjmë gjithçka që autoriteti i saj të bëhet gjithnjë e më i madh, fuqia e saj edukuese të jetë edhe më e madhe. Do bëjmë gjithçka që nëna shqiptare, vigane, të ketë mbështetjen më të fuqishme në mënyrë të të rrisë fëmijët e saj pa mundime.

Do subvencionojmë çdo fëmijë, të parin me 70 euro, të dytin me 60 euro, të tretin nga lindja gjer 23 vjeç 100 përqind nga shteti. Do bëjmë gjithçka për t’i mbështetur nënat dhe motrat tona në biznese, për t’i mbështetur në suksesin e biznesit, fermës apo veprimtarisë së tyre.

Ne si komb të gjithë madhështinë në radhë të parë e kemi tek nënat, ndaj dhe ata që kërkonin zhdukjen tonë, kërkonin të zhduknin nënën shqiptare.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit