Ish-kryeministri Sali Berisha sot duhet të paraqitet në SPAK. Pavarësisht se e hëna është ditë pushimi zyrtar, Berisha pritet që të paraqitet që të respektojë masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani” që është në gjyq.
Të hënën e parë të këtij muaji ai nuk u paraqit ne SPAK për shkak të një angazhimi politik ku dhe SPAK i konfirmoi lejen e posaçme.
Gjykata e posaçme po pret datën 23 prill për të dëgjuar edhe mbrojtjen e shoqërisë “Home Plan” e cila rezulton të jete e përfshirë më dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Pas përfundimit të seancës gjyqtaria Flojera Davidhi do të vendos nëse dosjen do ta kaloj për gjykim, do të kthehet për hetime apo do të pushohet.