-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lekë për vota! SPAK zbret hetues dhe prokurorë në të gjithë vendin

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm.

SPAK ka konfirmuar se vetëm në platformën on line “denonco krimin zgjedhor” janë regjistruar 19 materiale kallëzuese. Në këtë shifër nuk llogariten hetimet kryesisht që kanë vënë në lëvizje grupin e prokurorëve Sipas SPAK çështjen u janë shpërndarë grupit të prokurorëve sipas qyteteve që ata po mbulojnë.

Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe e 20 prokurorëve, 60 hetuesve të BKH dhe 20 hetuesve financiarë përmendet se nuk do të verifikohen vetëm kallëzimet dhe pretendimet, por edhe mundësia e përdorimit të administratës dhe infrastrukturës publike gjatë fushatës të  zgjedhjeve të 11 majit.

Në këtë monitorim SPAK thotë se cilëson si partner përpos policisë së shtetit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Këtë të fundit jo vetëm për shkak të informalitetit dhe qarkullimit të parasë kesh, por edhe për transaksionet e dyshimta dhe ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë. Fokusi tjetër është ndikimi i krimit të organizuar, jo vetëm përmes blerjes së votës, presionit ndaj zgjedhësve por edhe financimit të paligjshëm të kandidatëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit