Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit. Berisha u shpreh se në Kukës do të ndërtojnë Shqipërinë Madhështore. Ai tha se këtë projekt do ta nisin në shtetin patriotik, ku burrta dhe gratë e duan vendin e tyre.
“PD ka vendosur të ndërtojë në Kukës, Has e Tropojë dhe gjithë vendin, Shqipërinë Madhështore. Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është e pafalshme të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur.
Kukësi, Hasi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria kanë në historinë e tyre aktet ndër më madhështorët, pasi ndër më përralloret, kanë potenciale më të jashtëzakonshme, për të cilat nuk mund të jenë lakmi askënd.
Ky projekt bazohet në një trashëgimi madhështore, në potenciale të mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët.
Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik. Shteti patriot është shteti i burrave he grave që e duan vendin e tyre, që besojnë se dashuria për vendin, dheun e tyre, është leva e Arkimedit, për të shumëfishuar energjitë e tyre, besimin. Për të bërë të mundur të pamundurën.”, tha Berisha.