-sidi education-spot_img
29.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama dëboi nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zvilluar një takim me banorët në Kukës ku prezantoi edhe kandidatët për deputetë. Berisha u shpreh se Rama është armiku i Kukësit dhe dy javë më parë ka përzënë nga Tirana përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës.

“Miq, e parë në këtë kënd, Edi Rama është po aq armik sa i ati i tij, i Kukësit. Po aq armik sa i ati i tij që firmoste varjen në litar të birit të pavdekshëm, poetit të madh, heroit të fjalës së lirë, Havzi Nelës, në sheshin e këtij qyteti. Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës.

Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim.

E vdekur për SHBA, por jo për Vuçiçin dhe argatin e tij në Tiranë, i cili në një akt antikombëtar detyroi delegacionin e Kosovës të largohej nga Tirana.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit