-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama me gratë dhe vajzat në Durrës: Po të ishte këneta, sot nuk do të kishit shtëpi të reja

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Durrës u shpreh se Partia Socialiste pas tërmetit shkatërrues ka ndërtuar shumë shtëpi të reja.

Rama tha se me ‘kënetën’ nuk do të kishin shtëpi të reja. Gjithashtu premtoi se me fitoren e mandatit të katër do të krijojnë lagje të reje dhe me ndriçime.

Ai nënvizoi se Shqipëria është i vetmi vend që ka ulur çmimin e energjisë me 10.5%.

“Pas tërmetit, ne pak nga pak filluam të hapim dyert e shtëpive të reja, sot kemi ende disa për të sistemuar, por jemi shumë të lehtësuar sepse kemi një lagje krejt të re ‘Rilindjen’. Po punojmë për ndriçimin dhe çdo detaj tjetër që të jetë një zonë rezidenciale.

Nëse nuk do ishim ne në qeveri, por do ishte këneta, sot harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja. Ata kanë dhënë prova. Nëse do të ishte këneta me bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë pavion spitali, imagjinojeni çarë po bëhej me Covidin.

Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por për një periudhë kur u godit rëndë sistemi i furnizimit me energji elektrike, ne jo vetëm nuk e rritëm një qindarkë çmimin, por e kapërcyem atë krizë dhe jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë me 10.5%.

Sot, Durrësi është një kantier që vazhdon me projekte e projekte, që vijojnë.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit