Ditën e sotme janë krijuar radhë të gjata në doganën në Kapshticë. Emigrantët shqiptarë po kthehen në Greqi pasi festuan Pashkët në Shqipëri.
Në palën shqiptare po punojnë tre sportele, ndërsa situata mbetet e kufizuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje dhe në dalje të saj.
Emigranntët shqiptarë kanë thënë që kjo gjë ndodh çdo herë dhe kanë rreth 2 orë që presin që të kalojnë kufirin.