-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Pogoni: Asambleja Zgjedhore e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, e kundërligjshme

Kryesoret

Drejtuesi i Departamentit të Sportit në Partinë Demokratike, Artan Pogoni në një deklaratë për mediat ka folur rreth Asamblesë Zgjedhore që do të mbahet nesër nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Pogoni shprehet se kjo Asamble thirrjet nga një president i zgjedhur ilegalisht dhe procesi zhvillohet në fshehtësi. Ai thotë që ky veprim tregon frikë dhe jo transparencë.

Gjithashtu Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë anëtarëve të mbetur që të tregojnë ndërgjegje dhe dinjitet, duke refuzuar pjesëmarrjen në një proces të paligjshëm dhe të kontrolluar politikisht.

Deklarata e drejtuesit të Departamentit të Sportit në PD, Artan Pogoni:

Asambleja Zgjedhore që do të mbahet nesër nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në kundërshtim me vendimet e gjykatave ndërkombëtare është e kundërligjshme.

Kjo Asamble thirret nga një President i zgjedhur ilegalisht, me mbështetjen e federatave që vetë funksionojnë jashtë ligjit, në kundërvajtje ligjore të certifikuar edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Procesi po zhvillohet në fshehtësi, në një nxitim të pakuptimtë, vetëm 19 ditë para zgjedhjeve politike, një veprim që tregon frikë, jo transparencë.

Shumë nga federatat më të rëndësishme në vend si ajo e Futbollit, Basketbollit, sportit universitar, sportit në shkolla dhe të tjera, e kanë bojkotuar hapur këtë farsë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të mbetur që të tregojnë ndërgjegje dhe dinjitet, duke refuzuar pjesëmarrjen në një proces të paligjshëm dhe të kontrolluar politikisht.

Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces zgjedhor apo organizatë që shkel ligjin dhe parimet e sportit të ndershëm.

Sporti shqiptar meriton dinjitet, jo farsë.

Ai meriton të ngjitet në majat madhështore ku i takon, bashkë me Shqipërinë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit